Donald Trump mallkon televizionet shqiptare!

Fundjava televizive nuk mund të ishte njëlloj pas zgjedhjes së Trump zyrtarisht në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kjo u reflektua menjëherë në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ tek E diela shqiptare. Dy vajza kërkonin nga baballarët respektivë t’i lejonin të ndiqnin shkollën pasi për motive të dobëta, madje anoreksike fare, u’a kishin mohuar. Nën administrimin Obama kjo nuk kish ndodhur, por sapo Trump u betua si i 45-ti President, bota dukshëm filloi të marrë kot.

Mallkimi ndoqi edhe rubrikat e tjera të emisionit, sidomos rubrikën ‘Shihemi në gjyq’, ku znj.Eni, dukshëm e tronditur nga zgjedhja e Trump, e pati të vështirë ti japë zgjidhje një çështjeje tejet delikate midis disa motrave të cilat nuk dinin vajza të cilës nënë ishin. Kulmin, ky mallkim i quajtur Trump, e arriti në momentin kur publiku refuzoi të votonte pasi ishte konfuz cilën nga motrat të mbështeste në këtë çështje. Diçka e tillë, kurrë nuk kish ndodhur nën administrimin Obama gjithashtu.

Ndërkohë në Top Channel, E diell nuk shndriste pavarësisht përpjekjeve të Krastës. Hija e mallkimit Trump ish shtrirë dhe aty, madje me një intensivitet më të lartë dhe pasoja më të rënda. Duke qenë se debatet politike apo të çfarëdolloj çështjeje nuk diskutohen mjaftueshëm nga opinionistët e të gjitha emisioneve të mundshme, Krasta na ofroi një rubrikë ku njerëz të thjeshtë, jo opinionistë profesionalë, të japin një opinion mbi opinionin e opinionistëve. Këto opinione na mungonin në fundjavat tona opinionless, siç do të shpreheshin Obama apo Trump.

Luana dhe aktorët e Pa limit u munduan të limitonin dëmin por vena humoristike e tyre nuk ishte më e njëjta që pas të premtes. Luana u përpoq pas kuintave t’u jepte zemër aktorëve me këngët e saj por as kjo nuk po i bënte për të qeshur këtë rradhë, aq dramatike ishte situata.

Stafet e këtyre emisioneve u përpoqën me fjalimin e Madonës kundër Trump të gjallëronin moderatorët, aktorët e rubrikave, orkestruesit e muzikantët por asgjë, ishte e pamundur.

Vetëm Sinan Hoxha në Xing me Ermalin shfaqi shenja moskokëçarje. Mallkimi Trump u duk sikur e kish anashkaluar dhe në fakt më vonë u mor vesh se Sinani nuk ishte në korent të ndodhisë më të fundit në Shtëpinë e Bardhë pasi i biri kish qarë shumë për shkak të daljes së dhëmbëve e bashkë me të kish qarë dhe Sinani.

Përballë të tilla fakteve e ndodhive, nuk na mbetet gjë tjetër përveçse t’i urojmë përkrahesve të Obamës dhe hatersave të Trump, redaksive të emisioneve të fundjavës por edhe atyre të pasditeve të javës: Me krahë të lehta!

*Shkrimin e gjeni edhe në rubrikën ‘Të hutuar teleshikues’ në:
http://www.anabel.al/artikull/21068/donald-trump-mallkon-televizionet-shqiptare/

Kronika e një ftese inaugurimi

Sapo dëgjoi që do bëhej siç të gjithë e quajnë nuk e di pse, ‘Inaugurimi i Trump’, Meta u lëshua me gërshërë në dorë për prerjen e shiritit. Në aeroport i preu rrugën me gërshërë Xhelal Mziu sepse pretendonte të ishte ai i ftuari i vetëm dhe special për prerjen e shiritit Trump përderisa e bëri qytetar nderi të katundit Kamëz. I alarmuar nga situate e krijuar Edi u nis me gërshërë në dorë t’u priste veshin të dyve, Likes nga inati pse ishte i ftuar në inaugurim dhe Xhelës nga inati pse ngre dy gishtat lart. Vajti deri në mes të rrugës kur hop, i preu rrugën Lali Eri. Dëgjova që ka inaugurime, shirita, gërshërë, prerje, dhe ma do mendje do ketë dhe kamera kshuqë po vi dhe unë, i tha. Mbërritën të dy në aeroport ndërkohë që Meta dhe Mziu si dy samuraj me eksperiencë i vërvisnin gërshërët në fytyrë njëri-tjetrit. Skena po filmohej nga Dritan Prifti, ndërsa Sajmir Tahiri dhe Ylli Manjani po vinin bastet. Edi mendoi të bënte një selfie ku të kapte sigurisht veten dhe pas tij sfondin me gladiatorët. Futu dhe ti, i tha Lalit, dhe postoje ti foton te faqja jote. Jo se unë kam postuar shumë k’to kohë, i tha Lali. Epo lere fare, tha Edi, s’po bëjmë foto se dhe unë kam postuar shumë, do mendojnë që merrem vetëm me facebook pastaj. T’na e bëj foton ky artisti i bashkisë, fotografi, dhe pastaj marrim në telefon Anila Bashën dhe i themi ta postojë ajo si thashethem te NewssBombastiku, propozoi I zgjuari Eri. Ok, tha I përuluri Edi. Por ndërkohë që zhvillohej gjithë kjo bisedë, Iliri dhe Xhelali kishin ngelur të zhveshur ngaqë i kishin grisur rrobat njëri-tjetrit me gërshërë. Ndërsa Sajmiri me Yllin kishin hequr dorë nga bastet dhe po merreshin me telefonat, po i jepnin urdhëra vartësave ti votonin në sondazhin e Opinionit për ministrin më të mirë. Na e menderosën, I tha Edi Lalit, ç’foto të bëjmë ne me këta lakuriq. Facebooku i fshin nudizmat . Mos u mërzit shef, tha Lali, kam nja dy çuna që po vënë një llampë te kryqëzimi i istenjishit, hajde shkojmë bëjmë një foto atje dhe e postoj unë. Mirë Lal, tha Edi, por mos më bëj tag të lutem.
Ndërkohë disa djem e vajza nga LRI kishin ardhur në aeroport me një palë xhinse të reja dhe rroba të tjera për Ilirin. Xhelali ishte futur në tualet, po priste ti sillnin rrobat por shoferi i Bashkisë Kamëz kishte ngecur në trafik te kthesa e Kamzës, ose diku te kryqëzimi George Washington, afër lokalit Bruksel.
Iliri i kish hipur avionit në momentin që shoferi i Xhelalit erdhi me qesen me rroba. Të nxitojmë, i tha Xhelali shoferit, duhet të gjejmë një rrugë që ende e kemi lënë pa emër dhe ta quajmë Donald Trump. Jam i bindur që do ketë shumë share në facebook dhe Trump do e lexojë. Pasi ta lexojë, do kthejë Ilirin mbrapsh e do më ftojë mua.
Por shef, tha shoferi, Trumpi inaugurohet të premten, s’ka më kohë.
Po pse, kot i kam vënë bythë më bythë unë emrat e rrugëve me emra shtetesh në Kamëz? Washingtoni me Tiranën janë njit, arrijmë shpejt!

‘Menu’ e mbrëmjes së ndërrimit të viteve:

Përshesh
Ma kalo çik sallatën
Jo k’të, tjetrën. Po leje k’tu k’të se do marr pastaj
Pse s’i bëmë të skuqura patatet?
Ça është ajo pjata atje?
Ma kalo çik proshutën.
Po bukë s’keni vënë?
O sa hëngra, dhe s’paska vajt ora 9 akoma.
Kaloje te Topi njëherë se kot fare k’ta.
Më vonë do e ha mishin.
Kush do ndajë një birrë me mua se s’dua shumë.
Ka më përshesh? Ose lere se po ha çik tranguj turshi.
Ka ngelur kulaç nga ai i përsheshit apo e bëre të gjithin?
Hape atë verën tjetër se si do e shtyjmë mishin? Qeka akoma 10 ora.
Kaloje njëherë nga Klani tani?
Mirë që po mbajnë dritat.
E ngremë tavolinën po ashtu dhe mbajmë vetëm pijet, frutat dhe ëmbëlsirën.
Nxirre shampanjën ta kemi gati. Te gotat që kemi e hedhim se s’do bëjmë të tjera pis.
Hë, vajti ora?
Çoje te Topi tani se e kanë saktë ata. Lëshojnë dhe atë këngën e fundvitit.
Hë…
Mos e nxirr perden se bie ndonjë fishekzjarr dhe merr flakë.
Hajdeni nga ky ballkoni këtej se duken më bukur.
Sikur kishte më shumë fishekzjarre vjet!
O Harruam shampanjën…
Kaq mua kaq se do pi verë, sa për ‘gëzuar’.
Po m’u haka prapë tani.
Ktheje nga Klani po hë…
Më mirë i ftohtë ky përsheshi
K’të thelën e mishit po e ha vetëm se kam dhe dy gllënka verë.
Pa dale si ka dalë bakllavaja?
Sa hëngrëm. Për drekë ndonjë pilaf po ashtu dhe ç’ka ngelur.

Gëzuar!

Çfarë i kërkon një shiptar Babagjyshit për vitin 2017!

Parathënie
Në mënyrë që ajo që do lexoni të bëjë sens, këtë edicion të ‘Çfarë i kërkon një shqiptar Babagjyshit’ duhet ta sqaroj me vetëm 6 fjalë: Shiptari ka patur një vit të vështirë!

I dashur Babagjysh, ja lista ime:

-LIRO TRAFIKUN!
-Shtrenjto kapsollat
-Hap Sheshin Skënderbej
-Mbyll këto hotelet me 5 yje se na u hap barku me festat e kompanive
-Paketoji në vetëm një natë 3 netët e Kënga Magjike dhe Festivalit të RTSH
-Hiqini dritat kur të jetë kjo nata më lart
-Ato dritat do na I sillni, o shtet legen?
-Na sill Filarmoninë e Vjenës të Vërtetën (Official Page) dhe mere Luana Vjollcën çoje ku të duash.
-Çfarë është Filarmonia e Vjenës?
-Hapje të bisedimeve për rihapjen e bisedimeve për bisedimet e mbyllura për ohu varja, një gjë me BE-në.
-LIRO TRAFIKUN!
-Hiqja pasaportën shqiptare De Biasit, mjaft lëvizi pa teklif në gjithë botën në sajë të saj.
-Çfarë është Vettingu? Ç’lidhje ka me Laringun?
-Na organizo ndonjë miting se s’kemi ngrë asnjë molto çipita blu.
-Edi Rama bravo se ti po e bën Shqipërinë. Po populli s’ka bukë të hajë.
-Na bëj 3 kafe, 2 ujë pa gaz dhe silli një lëng k’ti çunit, ça të dojë, një suko!
-O Sali, o baba i shqiptarëve!
-Bravo Erion, e bëre Tiranën.
-Si përdoren këta koshat e rinj të plehrave?
-Të shenjtërohet Eni Çobani se s’po bëjmë shumë pushime.
-Zoti Lu kur dalin përgjigjet e llotarisë?
-O kamarier na e bëj dhe një dorë me ujë çezme, mos përto…
-LIRO TRAFIKUN!
-LIRO TRAFIKUN!
-LIRO TRAFIKUN!
-LIRO TRAFIKUN!
-po ku futesh i idiot, o injorant, o dele, o vdeksh
-LIRO TRAFIKUN!
-Po sillini dritat që i hoqët që te pika 6 o shtet legen
-LIRO TRAFIKUN!
-LIRO TRAFIKUN!
-LIRO TRAFIKUN!

Gëzuar!

Çfarë na mësuan zgjedhjet në USA dhe pse jam dakord me Trump President!

“I mposhti të gjithë, fillimisht republikanët tradicionalë në garën brenda partisë së tyre, e më pas edhe demokratët në zgjedhjet presidenciale. Ky është Donald Trump, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar ende pa u mbyllur numërimet 278 vota elektorale.”

Por, çfarë mendoj unë për këto Zgjedhje Presidenciale në Amerikë?

Atëherë…
Për të gatuar bakllava turke veprojmë në këtë mënyrë: Në një tavë hedhim miellin dhe të gjithë përbërësit e tjerë, vezët, kosin, vajin kikirik, kripën, uthullën dhe i përziejmë të gjitha bashkë derisa të na bëhet një masë brumi. E lëmë gati 1 orë në frigorifer të futur në një qese pastaj e ndajmë brumin në 3 ose katër pjesë në varësi të sasisë së brumit që do të na dalë. Çdo pjesë që e kemi ndarë do ta ndajmë në 21 brume të vogla (një petë do të dalë nga 7 brume të vogla). Kështu do të vazhdojmë ti bëjmë të gjitha pjesët e brumit që na kanë mbetur. I marrim një nga një brumet e vogla dhe i pudrosim me niseshte, duhet ti hedhim shumë niseshte. Marrim pecin dhe i hapim një madhesi të vogël petët mbasi i kemi hapur të 7 brumet e vogla në 7 petë të vogla i vëmë njëra mbi tjetrën dhe i hapim me pece duke e bërë në një petë të vetme. Pasi i kemi hapur të 7 petët në një të vetme sa është tava e shtrojmë mbi tavë. Në këtë moment do të hedhim arrat e grira sipas dëshirës keshtu do të vazhdojmë derisa të kemi hapur edhe petët e tjera, dhe pas cdo pete ne do të hedhim arrat domethënë do të behet me tre ose katër shtresa, kjo varet ne sa pjesë do ta ndajme brumin. Mbasi e kemi shtruar të gjithë tavën fillojmë e presim sipas dëshirës. Në momentin që është prerë e gjitha do të hedhim gjalpin e shkrirë në të gjitha ndarjet e copave. E lëmq ta thithi të gjithë gjalpin gati për 10 minuta dhe e fusim në furrë në temperaturë 100° ku e lëmë gati 3 orë. Furrën do ta ndezim pak më përpara në temperaturën 180° edhe në momentin që do të fusim tavën e gradojmë në 100°. Pastaj marrim një pjesë pete të vogël e fërkojmë me të dyja pëllëmbat dhe nëse ajo nuk thërmohet plotësisht ne do t’ja ngremë pak temperaturën 150° ose 160° në varësi te stufës dhe e lëmë deri sa të bëhet dhe të marrë atë ngjyrë që dëshirojmë. Në momentin që na ka marrë ngjyrën që duam e fikim furrën dhe tavës i vendosim një letër guzhine dhe e lëmë derisa të dali nxehtësia e madhe.

Ju puth!

Përse nuk vajta në dasmën e mbretërore.

Ditët e fundit shumë njerëz kuriozë më kanë pyetur përse nuk më kanë parë në dasmën mbretërore të para pak ditëve. Më poshtë, për të mos i lënë shteg keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve, dua shkurt të sqaroj arsyet e mia për këtë mungesë timen në ceremoni.

Në dasmën mbretërore nuk isha sepse:
NUK MË FTUAN ME ‘LLA!!!

Fillim jave:Klas apo sport? Sport apo klas?

Fillim java është e vështirë por veshja jonë s’ka pse e reflekton këtë. Prandaj kam vetëm një këshillë. Në ditët e para të javës vishni: Rroba!

Faleminderit dhe qëndroni gjithnjë të veshura.

Ëhë!

Më është dashur më shumë se një muaj tu bëj një analizë të gjitha opinioneve lart e poshtë për ndodhitë e muajve të fundit në Shqipëri, Europë, Amerikë e kudo në Botë. Në fund, pas më tepër se një muaji pune, leximi, hulumtimi, arrita një analizë timen, të strukturuar dhe ndarë në 3 pjesë: Hyrjen, thelbin dhe mbylljen.


Hyrje:
Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

 

Thelbi: Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

 

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

 

Mbyllja: Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla Bla bla bla bla bla bla bla

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dasmat shqiptare janë vërtetë shumë sexy!

Dasma tipike shqiptare e një shqiptari të zakonshëm:

-Prihet data dhe s’ka burrë nëne as nënë burri ta ndryshojë më se është ters.
-Lihen lesht e kokës për marrjen e 3 fustaneve me qira, njëri më gropë se tjetri, që ta dinë dynjaja që ja, ne mundemi…
-Lihen lesht te estetistja. Ok, ndoshta bën sens!
-Ndahen ftesat sipas parimit ‘ta ftojmë se na ka ftuar’ ose ‘do i ftojmë ç’njohim se është dasma e parë apo një fëmijë kam unë’
-Na duhet një lokal i vogël, për 300 veta. Të gatuajnë mirë dhe t’na lënë ti sjellim pijet vetë. Të paktën rakinë dhe verën. Karrigeve t’u vënë fjongo të kuqe.
-Na duhet një dixhej i mirë, të luaj këngë jugu shumë, nga veriu mjafton Kukësi dhe Vallja e Tropojës.
-Na duhet një fotograf që ti japim lekët kot se do mobilizojmë fisin me smartphona për foto, që ti postojnë dhe live. Albumin me fotografin që do pendohemi pse e morëm do e bëjmë te koopshti botanic, pa harruar një pozë që aim ban xhaketën mbi sup dhe ajo i varet te supi tjetër dhe shohin të dy nga fotografi.
-Fillojmë ahengun të mërkurën, çmendim lagjen. Hedhim fishekzjarre në mëngjes, në drekë dhe në 12 të natës sikur po vjen viti i ri.
-Marrim nusen/përcjellim dhëndrrin të marrë nusen me stil alla s’dimë as vetë ëjmë dhe pse. Bori në çdo rrugë si skizofrenë, pa harruar ato figurantet që dalin me shami në dritare që pse s’bien nga dritarja më mirë.
-Vallen e parë e ka shpia…pastaj tezet, dajat, hallat, burrat e tezeve, gratë e dajave, burrat e hallave, shoqnia. Valle dyshe, treshe, kala dibrançe, vals. Valle, valle, valle, valle, roza rozina, roza rozina, roza rozina, roza rozina, valle, valle, valle….na zuri makina!
-Vijnë krushqit të fryrë si delegacion qeveritar.
-Lek nuk hedh më njeri…pass!
-Torta 3 katëshe nga të cilat 2 janë fallso me kauçuk po ata s’e dinë e fillojnë e presin kauçukun.
-Pirja e shampanjës nga gotat e njëri-tjetrin me stilin e krahëve të kryqëzuar dhe pastaj puthja nën brohorimat e tifozëve.
-Shyqyr ikin krushqit të ikin edhe gjysma e dasmorëve.
-Në bankë për të shlyer këstin e parë të kredisë…

Kujdes!
Për një daRsëm të tillë nevojiten:
-një çift i dashuruar aksidentalisht pasi i prezantoi fisi
-një shtëpi private
-shumë farefis
-hiç lekë

Dasma tipike shqiptare e një shqiptari me lekë:

-Presim datën me mendjen tek emisioni ‘Lufta e nuseve’
-Nuk i lëmë lesht për fustan se kemi lekë sa t’han qent’.
-Nuk lëmë lesht te estetistja se i kemi lënë njëherë kur i hoqëm me lazer.
-Ndajmë ftesat të bëra me letër të veshur me ar dhe ftojmë ca njerëz vetëm për vizitë e ca që kanë më shumë klas I ftojmë dhe në dasëm.
-Prenotojmë restorantin…oh më falni, kompleksin më luksoz, të ngjashëm me një pallat mbretëror. Palace. Royal. Kshu pasthirrmash domethënë.
-DJ Mamaqi dhe orkestra e Top-Channel.
-Hyrja në sallë me violina.
-Fotografi-më i shtrenjti, nuk çajmë kokë.
-Pozat buzë detit, duke ndjekur valet, zbathur. Ai që merr atë në krah. Pastaj te shkallët e pallatit mbretëror, ose te dhomat e pallatit mbretëror duke u bërë gati. Të njëjtat për çdo dasëm.
-Hedhim fishekzjarre vetëm kur puthen çifti.
-Krushqit as vijnë, as ikin. Jemi dy kundërshtarët në një dasëm.
-Vallet janë pa rradhë.
-Çik naplon. Lek s’kanë pse hedhin por hedhin për dëngla. Jo lek, euro.
-….mbaron dasma.
-….KU I GJETËN GJITHË K’TO LEK K’TA QË BËNË K’TE DASËM?! PALE ME SE MERREN!!!

Vini re!
Për një daRsëm të tillë nevojiten:
-qamet pordhë!

Rrëfenjë e dy vogëlusheve

Fëmijëve të jetimores të vogël Shkodër, dhe jetimores së madhe Shqipëri.

Nga Xhafer Rakipllari

Argusi

Shkoder_RakipllariGjashtë e mëngjesit, në Bllok, Tiranë. Alarmi i një iphone bie.  Në fillim snoozed, sërish snoozed, pastaj turn off (I speak English). Hapa të rrituri hynë në dhomë. Një dorë e rritur gjen 10 gishta të vegjël, me butësi rreket t’i fusë ata në çorape. Nën çarçafë pambuku dy doçka fërkojnë sytë e veckël. Një vogëlushe zgjohet.

Shihni postimin origjinal 528 fjalë më tepër

U.S. Embassy Youth Council Albania

The U.S. Embassy Youth Council brings together a cross-section of young and dynamic Albanians. It aims to strengthen the sense of active citizenship among the youth of Albania through leadership, outreach and civic engagement activities. The Youth Council wants to empower the Albanian youth by connecting and inspiring change, raise awareness on different youth issues, address their concerns, discuss and find possible platforms to implement solutions.

From Word to Word

Reading, writing, philosophy, theology, documentary film, and, of course, fruit preserves

theunintentional

Thoughts on the human world

No cool or catchy title found

My take on current topics, my experiences, and simply a platform I choose to express my thoughts on.

Kuturu.org

Koment rreth kultures shqiptare

zhvokje

"To make the individual uncomfortable, that is my task."

flokënaja

… lexojmë… për të mësuar që nuk jemi vetëm - “Toka e hijeve”

OBOBO News

Lajmet, para se të ndodhin!

Argusi

"...atë që mund të bëjë kordha e armiqve, e bën edhe fuqia e fjalës"

Klajdi Sela

Ca gjera troc

Zhargonisht

Fjalor urban për të gjithë e nga të gjithë

World

International Headlines, Stories, Photos and Video

Shigjeta

Nje perpjekje per te gjuajtur ne shenje, ndersa reflektoj e ndaj kendveshtrimin tim rreth perditshmerise dhe ceshtjeve te nxehta te diteve te sotme.

The Matt Walsh Blog

Absolute Truths (and alpaca grooming tips)

Genti Zotaj

Vitet e fundit kanë qenë rreth udhëtimeve dhe punës intensive si konsulent. Kam njohur shumë njerëz nga shumë kultura dhe çfarë kam mësuar është se jemi njësoj. Çfarë na bënë ndryshe është vlera që marrim në sistemet qe kemi krijuar. Në këtë blog, ndaj mendime për tema te jetës se përditshme apo eksperienca që i gjykoj me interes. P.s. Ju lutem mos me paragjykoni per gabimet ortografike ;)